Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për kadetë të rinj

Ministria e Mbrojtjes ka shpallur konkurs për vitin akademik 2020/2021, për pranim të kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në disa qendra ushtarake.

Sipas një video mesazhi nga zyra e informimit publik të Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së, konkursi do të jetë i hapur nga data 25 qershor deri më 03 korrik.

“Akademia e Mbrojtjes-Qendra për Studime Universitare e FSK-së dhe Universitetin Amerikan në Kosovë, Akademia Ushtarake e Forcave Tokësore në Republikën e Turqisë, Akademia Ushtarake në Republikën e Kroacisë, Menaxhimi dhe udhëheqja ushtarake, si dhe Akademia Ushtarake në Republikën e Maqedonisë së Veriu”, thuhet në video mesazh.

Ndërkaq, sipas tyre dokumentet duhet të dorëzohen në të gjitha kazermat e FSK-së, çdo ditë pune nga ora 09:00 deri 15:00.

https://www.facebook.com/ZyraeInformimitShPFSK/videos/647112739481415/

Kategoritë
LajmeVendi