Ministria e Faton Pecit ia qet shiritët pompës së derivateve afër AKI-së

Inspektorë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural i kanë vendosur sot shiritët pompës së deritaveve, “Patroni” që gjendet afër AKI-së në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë.

Kjo hapësirë ishte shfrytëzuar nga ky biznes privat që shërbente si pompë e derivateve dhe kishte kontratë qiramarrëse nga viti 2018, shkruan lajmi.net.

Ministria e Faton Pecit në arsyetimin e veprimeve të saj, thotë se kjo hapësirë ku gjendet kjo pompë është pronë e Qeverisë si dhe është dhënë me qira me një çmim shumë të ulët nën vlerën reale që ka.

Gjithashtu, në njërin prej vendimeve, ministria thoshte gjithashtu se problematikë përbën edhe fakti se ky biznes gjendet pikërisht përballë AKI-së, çka e bën të rrezikshëm praninë e tij aty.

Gazetari i lajmi.net ka thënë se gjatë ditës së sotme do të vendosen vetëm shiritët, teksa në momentin që ajo lirohet, do procedohet me rrënimin e saj.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi