Ministria e Bujqësisë e kthen në pronësi tokën 4 milionëshe që i ishte bartur kundërligjshëm serbit

1 hektar e 34 ari janë rikthyer në pronësi të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, pasi kjo parcelë dyshohet se në mënyrë të kundërligjshme i është bartur serbit, Jovica Deniq në vitin 2020. Parcela me vlerë të përafërt prej 4 milionë euro ndodhet në zonën industriale e cila ndanë Prishtinën e Fushë Kosovës.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, të hënën ka thënë se pas pronave në Ulpianë dhe në Stankaj të Pejës, ky rast, për të cilin është një ndër rastet më bizare që kanë ndodhur karshi tentimit për tjetërsim dhe abuzim flagrant të pronave shtetërore.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi