“Kolegët tanë janë në kontakt dhe do të shkëmbejmë të gjitha dokumentet. Tani duhet të shkëmbejmë pengjet. Së shpejti do t’ju njoftojmë se cila është faza tjetër”, shtoi ai
Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umerov, ka bërë të ditur se në bisedimet në Stamboll është arritur një marrëveshje me Rusinë për shkëmbimin e 1.000 personave, raporton Anadolu.
Umerov iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve pas takimit trepalësh Turqi-Rusi-Ukrainë të mbajtur në Zyrën Presidenciale Dolmabahçe në Stamboll në kuadër të negociatave të paqes midis Rusisë dhe Ukrainës.
Ai njoftoi se në takim u diskutuan çështjet e armëpushimit, shkëmbimit të pengjeve dhe një takim i mundshëm në nivelin e udhëheqësve.
“Ne kemi arritur një marrëveshje (me Rusinë) për shkëmbimin e 1,000 personave”, tha ai.
Ministri ukrainas tha se ata po punojnë gjithashtu mbi modalitete të ndryshme.
“Kolegët tanë janë në kontakt dhe do të shkëmbejmë të gjitha dokumentet. Tani duhet të shkëmbejmë pengjet. Së shpejti do t’ju njoftojmë se cila është faza tjetër”, shtoi ai.