Ministri turk Koca: Numri i viktimave të tërmetit rritet në 26

“Në rapartin e kujdesit intenziv janë 25 persona, ndërsa gjithsej 381 persona janë në trajtim. 504 njerëz kanë përfunduar trajtimin”, tha ministri i Shëndetësisë i Turqisë.

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Turqisë, Fahrettin Koca, konfirmoi se të paktën 26 njerëz humbën jetën në tërmetin që goditi Izmirin dhe se 381 persona janë duke u trajtuar, raporton Anadolu Agency (AA).

“Në rapartin e kujdesit intenziv janë 25 persona, ndërsa gjithsej 381 persona janë në trajtim. 504 njerëz kanë përfunduar trajtimin”, tha Koca.

Një tërmet me magnitudë 6,6 ballë tronditi zonën pranë rrethit Seferihisar të Izmirit. Operacionet e kërkimit dhe shpëtimit janë ende në vazhdim.

Kategoritë
BotaLajme