Ministri turk i Shëndetësisë viziton Egjiptin për ndihmat shëndetësore për Gazën
Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka vizituar kryeqytetin e Egjiptit, Kajro, për të diskutuar koordinimin e ndihmave shëndetësore të dërguara për Gazën dhe çështjet për transferimin e të sëmurëve me kancer nga Gaza në Türkiye, transmeton Anadolu.
Ministri Koca u prit në aeroportin ndërkombëtar të Kajros nga ministri egjiptian i shëndetësisë, Khaled Abdel Ghaffar dhe zyrtarë të tjerë bashkë me të.
Nga këtu ministri Koca dhe homologu i tij do të vizitojnë të sëmurët në Spitalin e Institutit të Kancerit Nasser.
Koca javën e kaluar zhvilloi biseda telefonike me homologun e tij izraelit, Moshe Arbel si dhe me atë egjiptian, Khaled Abdel Ghaffar për transferimin e të sëmurëve nga Gaza përmes pikës kufitare Rafah.
Si rezultat i këtyre iniciativave, u formua Ekipi Koordinues Shëndetësor nga Türkiye, Egjipti dhe Izraeli.Türkiye ka dërguar në Egjipt, për popullin e Gazës, anijen e tij me ndihma shëndetësore që transporton rreth 500 tonë ndihma përfshirë kryesisht ilaçe, pajisje mjekësore, 8 spitale fushore, 20 ambulanca dhe produkte mjekësore, ndërsa edhe më parë me avionin presidencial ka dërguar sërish produkte shëndetësore dhe personelin e saj shëndetësor.