Ministri malazez i mbrojtjes, Dragan Krapoviq tha se Mali i Zi do të ketë një prani të shtuar në pjesën lindore të aleancës së NATO-së.
Ai ka thënë se do të kenë ushtar në Letoni e Bullgari por do të dërgojnë ushtarë edhe në Kosovë e Irak.
“Ne do të kemi ushtarë në Letoni dhe Bullgari, por do të vazhdojmë të dërgojmë ushtarë në Kosovë dhe Irak. Sa i përket agresionit rus kundër Ukrainës, ne do të dërgojmë ushtarë në përputhje me detyrat e reja të NATO-s”, ka thënë Krapoviq në një konferencë për media bashkë me admiralin Rob Bauer, Kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s.
Krapoviq theksoi se takimi i sotëm me Bauer është një mundësi tjetër për të demonstruar përkushtimin e Malit të Zi për anëtarësim në NATO, raporton media malazeze “Vijesti”, shkruan lajmi.net.
Ai mes tjerash deklaroi se siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor janë të rëndësishme për Malin e Zi.
“Ne do të vazhdojmë të mbështesim të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë ai.
Ai potencoi se prania e NATO-s dhe Bashkimit Evropian në Ballkan është e rëndësishme për parandalimin e ndikimit malinj të palëve të treta.