Ministri i Shëndetësisë i Francës nuk e përjashton mundësinë e izolimit të plotë për herën e tretë

Ministri i Shëndetësisë i Francës, Olivier Veran, është shprehur se nuk përjashtohet mundësia që ky vend të shkojë në mbyllje të plotë për herën e tretë.

“Kurrë s’i përjashtojmë masat që mund të jenë të nevojshme për ta mbrojtur popullatën”, ka thënë ai për Le Journal du Dimanche, transmeton Klan Kosova.

“Kjo nuk nënkupton se ne kemi marrë vendim, por që po përcjellim situatën nga ora në orë”.

Qeveria e Francës ka njoftuar më parë se synimi është që të reduktohet numri i rasteve të reja ditore me COVID-19, por që kjo ende nuk është arritur.

Vetëm të dielën janë raportuar tetë mijë e 822 raste.

“Caku është që të biem në pesë mijë raste ditore”.

Kategoritë
BotaLajme