Ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë për situatën e pakëndshme me Bearbock: Nëse e shqetësoi dikë, kërkoj falje

Ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grliq Radman, ka komentuar situatën e pakëndshme të sotme kur ka përshëndetur ministren e Jashtme gjermane Annalena Bearbock në kuadër të konferencës për forcimin dhe zgjerimin e BE-së.

“Deri sa e pashë nuk isha në dijeni, ishte një moment i sikletshëm, por në parim si kolegë përshëndetemi gjithmonë ngrohtësisht, nëse dikë e ka shqetësuar apo nëse dikush ka gjetur diçka të gabuar, atëherë kërkojmë falje. “, ka thënë Grliq Radman.

Ai shtoi se më pas ka vazhduar të flasë me ministren dhe se nuk e ka “surprizuar” siç ka sugjeruar gazetarja.
“Nuk e di se si e ka regjistruar dikush. Unë me të vërtetë nuk kam qenë në dijeni për këtë,” tha Grliq Radman.

Gjatë fotografisë në grup në konferencë, Grliq Radman qëndronte pranë ministres gjermane të Punëve të Jashtme Annalena Baerbock.

Në videon që u bë virale shihet se si ministri Grliq Radman i ka ofruar dorën koleges gjermane dhe më pas për arsye të panjohura ka tentuar ta puthë. Fatkeqësisht për të, gjesti i tij nuk pësoi miratim. Ministrja Baerbock shprehu qartë shqetësimin dhe mosmiratimin e saj për këtë veprim dhe iu shmang puthjes së tij.

Kategoritë
BotaLajme