Fidan po qëndron për vizitë zyrtare dyditore në Rusi, duke filluar nga dita e sotme
ANKARA (AA) – Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan u prit sot në Moskë nga presidenti rus Vladimir Putin, raporton Anadolu.
Sipas burimeve diplomatike, takimi ka filluar në orën 19:30 sipas kohës lokale.
Fidan po qëndron për vizitë zyrtare dyditore në Rusi, duke filluar nga dita e sotme, ndërsa më herët u takua me Vladimir Medinskyn, kreun e delegacionit rus për bisedimet e paqes në Stamboll dhe ndihmës presidencial i presidentit rus Vladimir Putin.