Në sheshin e Gazi Isa Beg Isakoviqit në qendër të Novi Pazarit, për të shprehur solidaritetin me popullin e Palestinës, disa mijëra qytetarë të Novi Pazarit u mblodhën me ta duke mbajtur flamuj palestinezë, si dhe parulla dhe pankarta ku shkruhej “Palestina e lirë”.
Pjesëmarrësit e tubimit paqësor e mbështetën Palestinën duke mbajtur në duar flamuj palestinezë me parullat “Palestine e lirë”, “Sanxhaku është me Palestinën”.
Ky tubim paqësor është shembull i vetëdijes qytetare dhe unitetit në shprehjen e solidaritetit me ata që po vuajnë në konfliktin aktual.
Qytetarët e Novi Pazarit treguan se është e mundur të shprehen pikëpamjet e tyre në mënyrë paqësore dhe të theksohet rëndësia e paqes, mirëkuptimit dhe solidaritetit mes popujve.
Organizator i takimit ishte shoqata En Nisa.