Michael Flynn, ish-këshilltari për sigurinë kombëtare i presidentit amerikan Donald Trump, publikoi një mesazh në rrjetin X ku shprehu mbështetjen për Milorad Dodikun, presidentin e Republikës Srpska. Në postimin e gjatë, Flynn ripërsëriti tezën e lobistit të Dodikut, Rod Blagojeviq, se “globalistët po e rrëzojnë Dodikun, sepse është i krishterë”.
“Po kthehemi në Evropën e shekujve XVI–XVII. Globalistët urrejnë krishterët dhe të gjithë ato që si populistë e nacionalistë mbrojnë popujt e tyre. Çdo lider kombëtar evropian që mbron sovranitetin e vet dhe i kundërvihet këtij eliti globaliste, me një synim vetëm krijimin e një rendi botëror, duhet prishur”, shkruan Flynn.
Ai shtoi se amerikanët mund të mos e njohin Dodikun, por njohin liderë të tjerë me të njëjtat vlera – Presidentin e Argjentinës Javier Milei, ish-presidentin brazilian Jair Bolsonaro, kryeministrin hungarez Viktor Orbán dhe politikanin holandez të djathtë Geert Wilders. “Natyrisht, në Amerikë kemi Donald Trumpin,” vuri në dukje Flynn, duke theksuar se të gjithë këta udhëheqës janë përballur me akuza, sulme personale, atentate të supozuara dhe përndjekje nga e njëjta “agjendë globaliste”.
Flynn kujtoi se Dodik ka veshur kapelën MAGA dhe ka festuar fitoren e Trumpit, për çka ai dhe familja e tij u vunë nën sanksione nga presidenti amerikan Joe Biden. Sipas Flynn, një tjetër “arsye” sanksionesh ishte përkujtimi i “ditës kushtetuese” së Republikës Srpska më 9 janar – festë që gjykata kushtetuese e Bosnjë-Hercegovinës e shpalli të paligjshme.
Në fakt, Dodiku iu vendosën sanksione jo për “mbështetjen e Trumpit” apo “festimin e një feste krishtere”, por për dyshimet rreth korrupsionit dhe kontratave të dyshimta që favorizojnë kompanitë e familjes së tij.
Flynn përmendi edhe përvojën e tij me drejtësinë amerikane: “Jam përndjekur politikisht nga qeveria ime, e di si ndihet dhe qetësia e ka marr fund. Duhet ta bëjmë paqen rregull, luftën përjashtim.” Megjithatë, fakti është se ai u largua nga administrata Trump nëntorin e 2017-ës për mospërputhje me faktet në lidhje me bisedat me ambasadorin rus në Uashington, u akuzua dhe mori falje presidenciale në fund të 2020-ës. Ai gjithashtu u regjistrua si “agjent i huaj” për lobim në emër të qeverisë turke, pas një hetimi për planet e ndalimit të Fethullah Gülenit.
Që atëherë, Flynn nuk ka mbajtur asnjë zyrë publike, por vazhdon të jetë figurë e spikatur në rrjetet e nacionalistëve të krishterë amerikanë.