MFPT, ATK dhe Inspektorati i Punës me aksion për identifikimin e punëdhënësve që nuk deklarojnë punëtorët

MFPT, ATK dhe Inspektorati i Punës kanë vazhduar vizitat nëpër biznese me qëllim identifikimin e punëdhënësve që nuk deklarojnë punëtorët

Dje, Zëvendësministri Agon Dobruna, Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj dhe Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës Hekuran Nikçi së bashku me ekipet e inspektorëve kanë vizituar biznese të ndryshme në sektorët e gastronomisë dhe tregtisë në Komunën e Mitrovicës.

Gjatë këtyre vizitave janë hasur punëdhënës të cilët kishin të angazhuar punëtorë të padeklaruar dhe pa kontrata të punës. Për këto raste, ATK dhe Inspektorati i Punës kanë iniciuar procedurat përkatëse për gjobitjen e punëdhënësve në fjalë.
Fushata për identifikimin e punës së padeklaruar do të vazhdojë edhe në ditët në vijim andaj ftojmë të gjithë punëdhënësit që të veprojnë konform ligjit të ri të ATK-së, përmes së cilit parashihet që punëdhënësit të deklarojnë çdo punëtor të ri, një ditë para se punëtori të fillojë punën. /Lajmi.net/

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi