Messi mori kërcënime tronditëse pas të shtënave në një supermarket që i përkiste familjes së gruas së tij

Një supermarket që i përket familjes së Antonella Roccuzzo, gruas së Lionel Messit, është sulmuar të mërkurën në qytetin argjentinas të Rossario. Sipas raportimeve të mediave lokale, sulmuesit lanë një mesazh në vendngjarje me një kërcënim të drejtpërdrejtë për vetë Messin.

“Messi po të presim, Javkin është drogë, nuk do të të mbrojë”, shkruhej në mesazhin drejtuar kampionit argjentinas, i cili u la para supermarketit ku u qëlluan 14 plumba.
Mesazhi duket se aludon për pretendimin e dështuar të zhvatjes dhe gjithashtu i referohet kryebashkiakut të qytetit të Messit, Pablo Javkin.

Duhet theksuar se Rossario është një qytet që ka vuajtur prej kohësh nga prania e përhapur e krimit të organizuar që lidhet me tregtinë e drogës, aq sa ka marrë nofkën Chicago argjentinase.
Meqë ra fjala, sot Messi nderoi të gjithë kombëtaren e Argjentinës me iPhone të veshur me ar.

Çdo telefon është i gdhendur me emrin e lojtarit, numrin e fanellës dhe stemën e Argjentinës dhe vlera totale e dhuratës së Messit është 200 mijë euro.

Kategoritë
Sport