Duke iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me deklaratën e fundit të ministrit të Jashtëm turk Hakan Fidan për mundësinë e një lufte të tretë botërore, ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes e këtij vendi.
“Nëse po pyesni nëse ekziston rreziku i një lufte në shkallë të gjerë si Lufta e Parë Botërore dhe Lufta e Dytë Botërore, sigurisht që është e mundur. Si Ministri e Mbrojtjes, ne vlerësojmë vazhdimisht masat tona të mbrojtjes dhe sigurisë dhe përditësojmë të gjitha planet tona në dritë e vlerësimeve të reja”, thuhet në reagimin e ministrisë së mbrojtjes.
Ata shtojnë se “me qetësi mund të them se janë ndër vendet më të përgatitura”.
“Forcat e Armatosura Turke (TSK) janë tashmë një ushtri dinamike. Është një ushtri që kryen operacione të vazhdueshme në shumë rajone. Ata kanë testuar dhe konfirmuar planet dhe logjistikën e tyre,” tha ministria turke.
Ata shtojnë se ushtria turke merr pjesë edhe në aktivitetet e mbështetjes së paqes në mbarë botën.
Askush, as vendi ynë, nuk dëshiron një skenar të errët si lufta e tretë botërore, por duhet theksuar se ushtria jonë është e gatshme për çdo skenar”, përfundon Ministria e Mbrojtjes turke.