Në ditën e tij të parë në detyrë, kancelari gjerman Friedrich Merz ka udhëtuar për në Paris, ku zhvilloi një takim me presidentin francez Emmanuel Macron.
Pas një pritjeje të ngrohtë në Pallatin Elysee, kancelari gjermani njoftoi rritje të bashkëpunimit me Francën në politikën e mbrojtjes.
“Janë planifikuar masa të përbashkëta për të forcuar më tej aftësitë e sigurisë dhe mbrojtjes së Evropës,” tha Merz në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin francez Macron.
Sipas kancelarit, ndër të tjera, Këshilli i Mbrojtjes Gjermano-Francez do të forcohet dhe bashkëpunimi dypalësh në armatim do të thellohet. Merz poashtu ka theksuar se të gjitha shtetet anëtare të BE duhet të rrisin shpenzimet e mbrojtjes.
Merz poashtu ka njoftuar se në javët e ardhshme planifikon të vizitojë Ukrainën, duke thënë se dëshiron të kontriubojë “me gjithçka të mundshme për të siguruar një armëpushim të qëndrueshëm”.