Merret vendimi për të ardhmen e Cristiano Ronaldos tek Al-Nassr

Raportohet se është marrë një vendim për të ardhmen e Cristiano Ronaldos. 

40-vjeçari do të mbetet pa kontratë me Al-Nassr më 30 qershor, por ai la të kuptohej se mund të largohej nga klubi pas humbjes 3-2 kundër Al-Fateh gjatë ndeshjes së fundit të sezonit në Superligën e Arabisë . 

Ronaldo postoi një fotografi të vetes të shoqëruar me mbishkrimin: “Ky kapitull mbaroi. Historia? Ende duke u shkruar. Mirënjohës të gjithëve”. 

Kjo erdhi vetëm disa ditë pasi presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, sugjeroi se ai mund të luante ende gjatë Kupës së Botës për Klube këtë verë, pavarësisht se Al-Nassr nuk mori pjesë në këtë garë. 

 

“Ronaldo mund të luajë edhe për njërën nga ekipet në Kupën e Botës për Klube”, tha Infantino javën e kaluar. 

Portugezi është lidhur me një transferim të mundshëm në MLS , Brazil dhe madje edhe një rikthim në klubin e tij të fëmijërisë, Sporting. 

Të premten pasdite, gazetari Santi Aouna lëshoi një përditësim mbi të ardhmen e lojtarit nëpërmjet rrjetit social X. 

“Cristiano Ronaldo do të qëndrojë te Al-Nassr. Marrëveshje e plotë midis palëve”. 

Kategoritë
LajmeSport