Merkel harron maskën në foltoren e Bundestagut, shikoni reagimin

Kancelarja gjermane Angela Merkel , pas një seancë parlamentare ka harruar të vendosë më pas maskën.

Mediat e huaja kanë kapur momentin kur Merkel ulet në vendin e saj dhe menjëherë kujtohet se ka harruar maskën në foltore.

Sapo vuri re harresën, Merkel u kthye shpejt për të marrë përsëri maskën, por reagimi i saj ka ngjallur reagime të shumta, duke bërë videon virale.

Situata ka ndodhur disa ditë më parë kur Merkel foli para Bundestagut duke bërë autokritikë mbi kohën e reagimit ndaj përhapjes së COVID-19 në Gjermani.

Ne nuk e bllokuam jetën publike mjaft herët, ndërsa kishte shenja të një vale të dytë dhe paralajmërime nga shkencëtarë të ndryshëm,” ka thënë Merkel.

Kategoritë
BotaLajme