Më shumë se tri vjet burg për aktivistin Navalny

Një gjykatë në Moskë urdhëroi sot burgosjen e disidentit rus, Alexei Navalny, duke pezulluar dënimin e mëparshëm të lirimit me kusht, raportoi agjencia TASS.

Gjykata vendosi se ai shkeli lirimin me kusht dhe urdhëroi që ky dënim të zëvendësohej me burg.

Gjykatësja Natalia Repnikova mori parasysh 11 muajt që Navalny kaloi në arrest shtëpiak, si pjesë e çështjes, raporton ATSh.

Vendimi ka të ngjarë të ndezë zemërimin midis mbështetësve të tij, pasi dhjetëra mijëra rusë kanë dalë në protesta gjatë dy fundjavave të fundit, shumë prej tyre duke kërkuar lirimin e aktivistit.

Kategoritë
BotaLajme