Luftëtari irlandez i MMA-së, Conor McGregor, ka vazhduar me fyerjet dhe provokimet përmes rrjeteve sociale, dhe këtë herë objektivi i tij ishte ish-kampioni i pamposhtur i UFC-së, Habib Nurmagomedov.
McGregor e ofendoi në mënyrë të rëndë djalin nga Mahachkala në rrjetin social X, duke kaluar çdo kufi.
“Më trego gruan dhe fëmijët e tu, përbindësh i mallkuar. Tregoju dhe sill edhe fëmijët e vëllait tënd, kam djem në Irlandë që duan të garojnë. Ku janë fëmijët më të mirë dagestanas, Habib? Mezi presim t’i shohim. Kush është i radhës, pasi duket se ai trupi i shëndoshë me bilbil trajnimi nuk dëshiron të luftojë. Kush e bëri Habibin personazh kryesor? E di që nuk ka qenë babai i tij dhe këtë e dinë edhe dagestanasit. Të gjithë e dinë që u tërhoqe nga frika, qeshin pas shpinës tënde dhe thonë se je përtac. Lufto me mua dhe fito 100 milionë, dhuroji ato për fshatin tënd. Por ti do ta refuzosh ofertën, sepse je një përbindësh i shëndoshë, përtac dhe frikacak,” shkroi luftëtari nga Dublini.
Në sportet luftarake, provokimet dhe sfidat mes kundërshtarëve janë një traditë, por McGregor po bën gjëra që për çdo njeri të arsyeshëm janë të papranueshme.
Sipas mendimit të shumë njerëzve, përmendja e bashkëshortes dhe fëmijëve të dikujt në këtë mënyrë tregon një person me sjellje thellësisht të paekuilibruar.