Mbijetuan me arra kokosi, kubanezët shpëtohen nga ishulli pas 33 ditësh

Tre shtetas kubanë u shpëtuan në një ishull të shkretë në Bahamas, ku kishin mbijetuar me arra kokosi për 33 ditë. Ata u pikasën nga Garda Bregdetare e SHBA-ve, gjatë një patrullimi rutinë të hënën në Anguilla Cay.

Kubanët ishin bllokuar në ishull rreth pesë javë më parë, pasi varka me të cilën udhëtonin ishte mbytur. “Ishte e pabesueshme. Nuk e di se si e bënë këtë. Isha i habitur për faktin se ndodheshin në gjendje të mirë.”, tha Toger Justin Dougherty për CNN.

Kategoritë
BotaLajme