Mbi 180 të burgosur i drejtohen Presidentes që t’ua falë dënimet, vjet s’e fali asnjë

Mbi 180 të burgosur i drejtohen Presidentes që t’ua falë dënimet, vjet s’e fali asnjë

Mbi 180 të dënuar për vepra të ndryshme penale, i janë drejtuar me kërkesa Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, që t’ua falë dënimet. Vjet, Presidentja s’e kishte falur asnjë të burgosur.Nga Shërbimi Korrektues i Kosovës kanë deklaruar për Gazetën Express se 183 të dënuar kanë bërë kërkesë për falje të dënimit.

Zëdhënësi i SHKK’së, Florent Gashi, ka thënë se këto kërkesa janë bërë gjatë gjithë vitit.

Kërkesa për falje të dënimit të burgosurit kishin bërë edhe vjet, por asnjë prej tyre s’ishte falur nga Presidentja.

“Gjatë vitit 2021 kemi bërë grumbullimin e informacioneve për 104 të dënuar dhe kemi përcjellë për procedurë të mëtutjeshme në Zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë. Gjatë vitit 2021 nuk kemi pranuar asnjë Dekret për shpallje të faljes”, thuhet në përgjigje.

Nga falja përjashtohen të dënuar për vepra kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së shtetit të Kosovës.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi
Reklamë: ABE Kosova