Mbi 1.500 fëmijë refugjatë llogariten si të zhdukur në Gjermani

Fëmijët e zhdukur janë kryesisht refugjatë nga Afganistani, Maroku, Algjeria, Siria dhe Somalia.

Në Gjermani 1.579 fëmijë të mitur refugjatësh llogaritën si të zhdukur, bëri të ditur Departamenti federal për luftë kundër kriminalitetit (BKA).

BKA-ja gjermane publikoi të dhëna për fëmijët e zhdukur në këtë vend.

Në njoftimin e BKA-së theksohet se 1.579 fëmijë të mitur refugjatësh llogaritën si të zhdukur, ndërsa numri i fëmijëve të zhdukur refugjatë, të cilët janë më të rinj se 13-vjeç, momentalisht arrin 607.

Theksohet se fëmijët e zhdukur janë kryesisht refugjatë nga Afganistani, Maroku, Algjeria, Siria dhe Somalia.

Kategoritë
BotaLajme