Mbështetësit e Vuçiqit rrahën veteranin serb të luftës në Kosovë

Në rrjetet sociale është shfaqur një video ku shihet një grup të rinjsh duke rrahur një burrë në Serbi.

E njëjta video është postuar në X dhe Instagram edhe nga Nemanja Sharoviq, kryetar i Lëvizjes “Dashuri, Besim, Shpresë”, së bashku me detaje për ngjarjen dramatike që ndodhi në Suboticë, raporton nova.rs.

Ai theksoi se “djemtë e rrahën burrin me shkopinj” dhe se i riu që u sulmua ka lëndime në kokë, dorë dhe brinjë të thyera. Shtoi se ende nuk dihet në çfarë gjendje ndodhet personi gjersa fajësoi mbështetësit e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Kategoritë
LajmeRajoniVendi