Mbesa më e madhe e Donald Trumpit, Kai, i ka uruar gjyshit të saj fitoren në zgjedhjet presidenciale amerikane.
Gjatë fushatës zgjedhore, ajo e mbështeti Donaldin në shumë ngjarje dhe tani është deklaruar në profilin e saj në Twitter, ku ka thënë:
“Askush nuk punon dhe nuk kujdeset për amerikanët më shumë se gjyshi im. Urime dhe të dua shumë. E ardhmja do të jetë fantastike,” ka shkruar ajo.
Gjatë fjalimit fitues të Trump-it, nipërit e mbesat e tij e mbështetën atë, dhe Kai u veçua në mënyrë të veçantë pasi këtë verë mbajti një fjalim mbështetjeje për gjyshin në Konventën Kombëtare Republikane. “Për mua, Donald është thjesht gjyshi normal që na jep ëmbëlsira kur prindërit tanë nuk shohin. Gjithmonë interesohet për sukseset tona në shkollë dhe shpesh u thotë miqve të tij se është krenar për mua. Ai është shumë i kujdesshëm dhe plot dashuri. Ai dëshiron më të mirën për këtë vend dhe do të luftojë që ta bëjë të madh përsëri,” kishte thënë Kai atëherë.
Gjatë mandatit të parë të Trump-it, Kai mori pjesë në shumë ngjarje në Shtëpinë e Bardhë. Përveç saj, Donald ka edhe nëntë nipër e mbesa të tjera.