Mbesa e Donald Trump e gatshme për të ndryshuar mbiemrin: Jam e shqetësuar, nuk dua të kem asnjë lidhje

Mbesa e ish-presidentit amerikan, Donald Trump ka thënë se mund të ndryshojë mbiemrin për ta shmangur ‘lidhjen’ familjare me xhaxhanë e saj.

Mary Trump thotë se është e përgatitur dhe nëse kjo gjë është e nevojshem ajo do e bëjë.

“Unë jam e përgatitur ta ndryshoj emrin tim nëse do të jetë e nevojshme”-tha ajo.

Marry është e shqetësuar pasi mbiemri i saj tani përmendet me një konotacion negativ dhe kjo gjë e shqetëson atë.

Mbesa e Trump ka kohë që kërkon të distancohet nga ish-presidenti duke e kritikuar atë publikisht. Ajo e ka quajtur Donald Trump një  “narcist”, derisa i ka mbështetur edhe thirrjet për fajësimin e tij.

Në intervistën e saj për The Telegraph, ajo e përshkroi xhaxhanë e saj si një person që kishte bërë dëm të pallogaritshëm dhe potencialisht të pariparueshëm në SHBA.

Kategoritë
BotaLajme