Mbappe thyen heshtjen dhe reagon pas humbjes në El Clasico: Do të rikthehemi

Kylian Mbappe ka shprehur vendosmërinë për të rikthyer skuadrën e tij Real Madridin pas humbjes dramatike 4-3 ndaj Barcelonës në El Clasico.

Ylli francez shënoi një tregolësh në këtë përballje të zjarrtë, duke e çuar numrin e golave të tij në sezon në 38, një rekord që thyente një shifër historike 33-vjeçare.

Megjithatë, pavarësisht paraqitjes mbresëlënëse, Mbappe nuk mundi të fshehë zhgënjimin pas rikthimit të Barcelonës, që vulosi një fitore vendimtare për katalanasit.

“Do të kthehemi”, deklaroi ai pas ndeshjes, duke dërguar një mesazh të qartë që pasqyron besimin dhe vendosmërinë e ekipit.

Kjo humbje e lë Real Madridin në një pozitë të vështirë në garën për titullin, me Barcelonën që tani është një hap larg shpalljes kampione pasi katalunasit kanë shtatë pikë diferencë kur kanë mbetur edhe 3 xhiro deri në fund.Pavarësisht situatës, fjalët e Mbappes tregojnë për një mentalitet luftarak dhe një përpjekje për të riorganizuar skuadrën në sfidat e mbetura

Kategoritë
LajmeSport