Maqedoni e Veriut, të krishterët ortodoksë shënojnë festën e Krishtlindjeve

Manifestimi qendror është mbajtur në kishën kryesore “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup, ku Ipeshkvi i Ohrit dhe Maqedonisë, z.z. Stefan, mbajti liturgjinë.

ë krishterët ortodoksë në Maqedoninë e Veriut, kremtojnë festën e Krishtlindjeve, ku në të gjitha kishat ortodokse të vendit mëngjesin e sotëm janë mbajtur liturgjitë e Krishtlindjeve, raporton Anadolu Agency (AA).

Manifestimi qendror është mbajtur në kishën kryesore “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup, ku Ipeshkvi i Ohrit dhe Maqedonisë, z.z. Stefan, mbajti liturgjinë.

Ipeshkvi i Ohrit dhe Maqedonisë së bashku me sinodin e shenjtë të Kishës Ortodokse të Maqedonisë, besimtarëve të krishterë ortodoksë u dërgoi mesazhin e Krishtlindjeve, duke u uruar paqe dhe bekimin e Zotit për të gjithë.

Shumica e kishave ortodokse në mbarë botën shfrytëzojnë kalendarin Julian, të themeluar nën sundimin e Julius Caesar 45 p.e.s. dhe nuk e kanë pranuar kalendarin Gregorian i cili u themelua në vitin 1582 nga Papa romak Gregori. Dallimi në mes të dy kalendarëve është 13 ditë, prandaj besimtarët ortodoks festojnë Krishtlindjet më 7 janar, dhe jo më 25 dhjetor.

Kategoritë
LajmeRajoni