Maqedoni e Veriut, 1.128 raste të reja me COVID-19 dhe 12 të vdekur

Numri i pacientëve të shëruar nga virusi është rritur në 22.835, përfshirë 307 pacientët e shëruar gjatë ditës së fundit

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar rekord të ri prej 1.128 rastesh të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga ky virus në 37.499, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në vend gjatë ditës së fundit po ashtu u regjistruan 12 viktima, me çka numri i viktimave nga ky virus është rritur në 1.096.

Numri i pacientëve të shëruar nga virusi është rritur në 22.835, përfshirë 307 pacientët e shëruar gjatë ditës së fundit. Numri i rasteve aktive aktualisht është 13.568.

Autoritetet shëndetësore të Maqedonisë së Veriut gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer 3.082 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të testeve të kryera në 265.528.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet