Mandiq kritikon Malin e Zi për mbështetjen ndaj Kosovës në KiE: Shkelje e marrëveshjes qeveritare

Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq, ka reaguar pas votës së dhënë nga ministri i Punëve të Jashtme, Ervin Ibrahimoviq, për përfshirjen e aplikimit të Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, duke e cilësuar shkelje të parimeve të funksionimit të qeverisë dhe marrëveshjes së koalicionit qeverisës.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Mandiq – i cili drejton partinë “Demokracia e Re Serbe” – theksoi se ky veprim bie ndesh me parimet mbi të cilat është ndërtuar bashkëqeverisja në Mal të Zi.

Sipas tij, mbështetja për Kosovën përbën një devijim nga objektivat e dakorduara në politikën e jashtme të shtetit, të cilat janë përqendruar në integrimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian.

Një ditë më parë, ministri Ibrahimoviq bëri të ditur se kishte votuar pro pranimit të Kosovës gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave të KiE.

Kategoritë
LajmeRajoniVendi