Mandarinat me pesticide, reagon ministria shqiptare e Bujqësisë: Nga 924 kamionë, 3 u kapën me parregullsi

Ministria e Bujqësisë së Shqipërisë ka dalë me reagim zyrtar pasi BE-ja bllokoi disa ngarkesa me mandarina shqiptare, të cilat përmbanin pesticide të ndaluara të përdorura nga kultivuesit.

Kjo ministri sqaron se nga 924 kamionë të eksportuar, vetëm tre ngarkesa janë konstatuar me probleme. Sipas kësaj ministrie një prej tyre është kthyer dhe asgjësuar në Shqipëri, ndërsa dy të tjera janë trajtuar në Kroaci, raporton Tch, transmeton Klankosova.tv.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreTë ndryshme