Pakkush mund të kishte parashikuar se Manchester Cityt do t’i mungonte ylli spanjoll Rodri në zemër të mesfushës së tyre këtë sezon.
Fituesi i Topit të Artë 2024 këputi ligamentin e gjurit gjatë barazimit me rezultat 2-2 ndaj Arsenalit në shtator dhe që nga atëherë City ka vuajtur shumë.
Këtë sezon ata nuk ia dolën ta mbrojnë titullin kampion në Ligën Premier, me Liverpoolin që u shpall fitues, teksa ‘Qytetarët’ u mposhtën edhe në finale të FA Cup nga Crystal Palace me rezultat 1-0.
Raportimet e fundit nga mediat spanjolle sugjerojnë se City mund të ndërmarrë një veprim drastik për të përmbysur situatën e krijuar.
Sipas mediumit spanjoll Defensa Central, City ka bërë një ofertë për transferimin e Jude Bellingham nga 15 herë kampionët e Evropës.
Sidoqoftë, i njëjti medium nuk beson se City do të pranonte të paguante me para kesh për ish-lojtarin e Borussia Dortmund.
Defensa Central shton se City do të ishte e gatshme të shkëmbente Rodrin në këmbim të 21-vjeçarit, në atë që do të ishte një ndër marrëveshjet më të çmendura të shkëmbimit në histori të futbollit.
Rodri pritet që të bëjë rikuperimin e tij të plotë para fillimit të sezonit të ardhshëm, me Cityn që shpreson se do ta rikthejnë sërish titullin e Ligës Premier.
Reprezentuesi spanjoll u kthye në fushë gjatë fitores me rezultat 3-1 të Cityt ndaj Bournemouth pas plotë tetë muajsh mungesë./