Maduro godet WhatsApp-in me të ashpër: “Përcaktojnë koordinatat për të vrarë dhe lëshojnë raketa”

Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, kritikoi ashpër aplikacionin e mesazheve WhatsApp, duke e cilësuar si mjet spiunazhi dhe armë në duart e Izraelit dhe Iranit.

Maduro tha se e ka hequr WhatsApp-in nga telefoni i tij:

“I thashë lamtumirë WhatsApp-it, sepse është një sistem spiunazhi. ‘Oh, sa bukur! Mund të dërgoj video, të bëj thirrje me video, jam i mrekullueshëm.’ Por ata të spiunojnë; e dinë çdo gjë rreth jetës tënde.”

Në emisionin e tij javor televiziv, ai akuzoi WhatsApp-in se u përdor nga Izraeli për të vrarë popullin palestinez:

“Përdorën WhatsApp-in për të masakruar palestinezët; përmes WhatsApp-it gjenin koordinatat dhe lëshonin raketa. E përdorën edhe për të vrarë shkencëtarë në Iran.”

Maduro theksoi se përmes aplikacionit kërcënoheshin ushtarakët, forcat e rendit dhe udhëheqës komunitetesh, ndaj ftoi qytetarët që të fshinin në mënyrë vullnetare dhe graduale WhatsApp-in nga telefonat.

“E FSHIVA GJATË TRANSMETIMIT TË DREJTË”
Më parë, gjatë një transmetimi live, Maduro e kishte fshirë WhatsApp-in në skenë, duke vendosur edhe ndalim 10-ditor përdorimin e WhatsApp-it dhe X për publikun venezuelas.

Ai njoftoi gjithashtu se qeveria po zhvillon platforma alternative mesazhesh “që nuk mund të përdoren për spiunazh apo vrasje.”

Kategoritë
BotaLajme