Macron uron Ramën për mandatin e katërt: Franca do të jetë gjithnjë krah Shqipërisë në rrugëtimin drejt Evropës

Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e përgjithshme të së dielës, teksa mori një mandat të katërt qeverisës.
Macron theksoi forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Francës.
Macron e mbyll duke thënë se me Ramën do takohen këtë të premte në Tiranë për Samitin e Komunitetit Politik Evropian.

Postimi i Macron në X:
Urime @ediramaal, mik i dashur, për fitoren tënde në zgjedhjet parlamentare.
Franca do të jetë gjithmonë në krah të Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt Europës.
Do të takohemi sërish që këtë të premte, për Samitin e Komunitetit Politik Europian dhe për një vizitë që duhet të na lejojë të forcojmë edhe më shumë partneritetin tonë!

Kategoritë
LajmeRajoni