Lushtaku “detyron” Rakiqin të respektoj Ezanin (Video)

Ministri i Ministrisë së Pushtetit Lokal, Goran Rakiq, ka raportuar para anëtarëve të Komisionit për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media.

Derisa po mbahej ky komision është thirrur ezani, për çka kryetari i këtij komisioni, Mërgim Lushtaku, ka kërkuar nga Rakiq të ndalë fjalimin derisa të përfundojë thirrja e ezanit.

Ndonëse tha se këtë nuk e përcakton ndonjë rregullore, megjithatë ai pranoi që të ndalojë derisa të thirret ezani.

 

Kategoritë
LajmeVendi