Demonstruesit brohoritnin slogane dhe goditnin tenxhere dhe tiganë për të tërhequr vëmendjen ndaj krizës së urisë në Gaza të shkaktuar nga Izraeli
Protestuesit pro-palestinezë u tubuan në Londër për një demonstratë nën sloganin “Ndaloni urinë në Gaza”, raporton Anadolu.
Demonstruesit brohoritnin slogane dhe goditnin tenxhere dhe tiganë për të tërhequr vëmendjen ndaj krizës së urisë në Gaza të shkaktuar nga Izraeli.
Numri i të vdekurve nga uria në Gaza që nga tetori i vitit 2023 është rritur në 162, përfshirë 92 fëmijë.
Javën e kaluar, Programi Botëror i Ushqimi i OKB-së (WFP) paralajmëroi se një e treta e popullsisë së Gazës ka mbetur pa ushqim për disa ditë rresht për shkak të rrethimit izraelit.
Sipas vlerësimeve të WFP-së, një në katër palestinezë në Gaza përballet me kushte të ngjashme me urinë dhe 100 mijë gra dhe fëmijë vuajnë nga kequshqyerja akute.
Izraeli ka mbajtur një bllokadë në Gaza për 18 vjet, ndërsa që nga 2 marsi ka mbyllur të gjitha kalimet kufitare, duke bllokuar hyrjen e ndihmës humanitare dhe duke përkeqësuar kushtet tashmë të tmerrshme në enklavën palestineze.
Zyrtarët palestinezë thonë se nevojiten të paktën 600 kamionë ndihmash në ditë për të përmbushur nevojat e popullsisë prej 2.4 milionë banorësh të territorit.
Ushtria izraelite vazhdon me ofensivën brutale në Gaza që nga 7 tetori i vitit 2023, duke vrarë të paktën 60.300 palestinezë. Bombardimet e pamëshirshme kanë shkatërruar enklavën dhe kanë çuar në mungesë ushqimesh.