“Llugë” në Hagë: Salih Mustafa angazhon avokaten e Jakup Krasniqit, Specialja ia largon

Prokuroria e Specializuar në Hagë nuk po ndihet fare mirë me një veprim të Salih Mustafës, ish eprorit të UÇK-së të dënuar me 22 vjet heqje lirie nga gjykata në Hagë.

Organi i akuzës atje, po e kundërshton në çdo formë një vendim që u mor para pak ditësh, shkruan lajmi.net.

Venkatesëari Alagendra u caktua avokate e Mustafës. Sipas prokurorisë, kjo nuk guxon të ndodhë dhe paraqet gjithashtu konflikt interesi shkaku se avokatja në fjalë mbron edhe Jakup Krasniqin në procesin aktual kundër tij.

“ZPS parashtron se një konflikt interesi lind si rezultat i emërimit të znj. Venkatesëari Alagendra për të përfaqësuar z. Salih Mustafa, duke pasur parasysh se ajo tashmë përfaqëson z. Jakup Krasniqi në një çështje thelbësisht të lidhur para Dhomave të Specializuara. ZPS pohon se Paneli ka “autoritetin e qenësishëm për të mbrojtur drejtësinë dhe integritetin e procedurave” dhe kërkon që Kolegji i Gjykatës Supreme të urdhërojë Sekretarin që të ndërpresë përfaqësimin e znj. Alagendra për z. Mustafa”, tha Prokuroria.

“Kolegji i Gjykatës Supreme thekson se znj. Alagendra mori pëlqimin e informuar të z. Krasniqi dhe z. Mustafa.9 Megjithatë, z. Alagendra nuk e njoftoi Kolegjin përkatës, përkatësisht Trupin Gjykues II në të cilin z. Krasniqi është i akuzuar dhe kë përfaqëson ajo, për të përcaktuar nëse ekziston një konflikt interesi, përpara se ajo të ishte i emëruar për të përfaqësuar z. Mustafa. Në mungesë të një përcaktimi nga Trupi Gjykues II se nuk ekziston konflikt interesi, znj. Alagendra nuk është dashur të caktohet nga Sekretari për të përfaqësuar z. Mustafa. Prandaj, vendimi i Sekretarit është se emërimi i znj. Alagendra nuk ka efekt ligjor dhe znj. Alagendra do të duhet të njoftojë Trupin Gjykues II, siç përcaktohet në nenin 28(4)(b)(1) të Kodit të Sjelljes nëse ajo synon të përfaqësojë z. Mustafa”, thuhet në vendim.

E me një vendim të veçantë pas kësaj ankese të Prokurorisë, Alagendra është largua nga përfaqësimi i Salih Mustafës.

Është urdhëruar gjithashtu të gjendet një avokat zëvendësues derisa të gjendet një i përhershëm.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi