Liverpool – Burnley, Klopp kërkon ngritjen të ruaj hapin me liderët, formacionet e mundshme

Liverpool do të shikojë të gjej fitoren e parë në Premier Ligë që nga Krishtlindjet, ku pret sot mbrëma në “Anfield Road” skuadrën e Burnleyt.

Kampionët në fuqi e gjejnë vetën në pozitën e katërt në tabelë, pasi që në katër ndeshjet e fundit kanë arritur të arkëtojnë vetëm tre pikë, por sidoqoftë sot do të jenë favoritë që t’i rikthehen fitoreve kundër skuadrës së Burnleyt, e cila është shumë afër zonës së rrezikshme në tabelë.

Pas 18 xhirosh, “Të Kuqtë” kanë regjistruar nëntë fitore, shtatë barazime dhe dy humbje, duke u pozicionuar në vendin e katërt me 34 pikë, gjashtë më pak se lideri i tabelës Manchester United.

Në anën tjetër, skuadra e Burnleyt pas 17 ndeshjesh, gjendet në vendin e 17, me katër fitore, katër barazime dhe nëntë humbje, duke arkëtuar kështu 16 pikë.

Jurgen Klopp dhe Sean Dyche pritet që në kërkim të fitores, të hynë në këtë ndeshje me lojtarët më të mirë që kanë në dispozicion, dhe formacionet e mundshme i gjeni të bashkangjitura më poshtë.

Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Matip, Fabinho, Robertson; Henderson, Thiago, Jones; Salah, Firmino, Mane

Burnley (4-4-2): Pope; Loëton, Tarkoëski, Mee, Pieters; Brady, Ëestëood, Broënhill, McNeil; Barnes, Ëood

21:00 Liverpool (4) – Burnley (17) (Stadiumi Anfield Road)

Kategoritë
Sport