Likaj viziton dy shkolla në Lipjan, njoftohet për masat mbrojtëse ndaj Coronavirusit

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj, ka vizituar shkollën “Ismail Luma” në Lipjan dhe shkollën “17 Shkurti” në Gllogovc të Lipjanit, për të parë nga afër, siç ka thënë ai, përkushtimin e nxënësve dhe mësimdhënësve, për të respektuar me përpikëri masat mbrojtëse ndaj virusit COVID-19.

“Vizitova shkollën “Ismail Luma” në Lipjan dhe shkollën “17 Shkurti” në Gllogovc të Lipjanit, ku pashë nga afër përkushtimin e nxënësve dhe mësimdhënësve, si dhe stafit tjetër të shkollave, për të respektuar me përpikëri masat mbrojtëse ndaj virusit COVID-19. Këto shkolla janë shembulli më i mirë se si të gjithë së bashku mund të arrijmë që t’i mbajmë shkollat hapur”, ka shkruar Likaj.

Kategoritë
LajmeVendi