Lideri i opozitës në ishullin afrikan të Seychelles, Patrick Herminie është akuzuar për “sehire” së bashku me 7 persona tjerë, transmeton Gazeta Metro.
Policia ka thënë se kjo lëndë lidhet me zhdukjen e dy trupa nga varrezat e ishullit Mahe. Ai ka mohuar këto akuza duke iu thënë mediave lokale se lënda ndaj tij është fushatë politike.
Herminie planifikon të garoj për presidencë në vitin 2025 me partinë Partia Seychelles i Bashkuar (USP).
Një gjykatë të hënën i ka liruar të gjithë të arrestuarit në shkëmbim të një pagese prej rreth 2,100 dollarë, raporton BBC.Herminie përballet me disa akuza përfshirë posedimin e gjërave për magji të zezë./gazetametro.net