Libia: Mercenarë rusë janë parë brenda shkollës në Sirte

“Ne konfirmojmë praninë e një grupi mercenarësh rusë Wagner në shkollën e 30-të në qytetin Sirte”, tha në një deklaratë me shkrim Abdul-Hadi Dara, zëdhënëse e ushtrisë libiane

Ushtria libiane ka njoftuar se ka zbuluar mercenarë rusë brenda një shkolle fillore në qytetin Sirte në juglindje të kryeqytetit Tripoli, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ne konfirmojmë praninë e një grupi mercenarësh rusë Wagner në shkollën e 30-të në qytetin Sirte”, tha në një deklaratë me shkrim Abdul-Hadi Dara, zëdhënëse e ushtrisë libiane.

Më tej, Dara tha se milicët besnikë ndaj komandantit luftarak me bazë në Libinë lindore, Khalifa Haftar, shkatërruan një kompleks konferencash në të njëjtin qytet.

“Brigada e 9-të pro-Haftarit shkatërroi dhe ndërhyri në sallat e konferencave Ouagadougou në Sirte”, shtoi ajo.

Sallat e konferencave Ouagadougou janë një nga vendet më të shquara në qytetin Sirte.

Libia është shkatërruar nga një luftë civile që nga rrëzimi i Muammar Gaddafi-t në vitin 2011.

Qeveria e Pajtimit Kombëtar (GNA) e Libisë u themelua në vitin 2015 nën një marrëveshje të udhëhequr nga Kombet e Bashkuara (OKB), por përpjekjet për një zgjidhje afatgjate politike kanë dështuar për shkak të një ofensive ushtarake nga forcat besnike të Haftarit.

Tripoli ka luftuar me milicët e Haftarit që nga prilli i vitit 2019 në një konflikt që ka marrë mijëra jetë njerëzish.

Kategoritë
BotaLajme