Lëvizja palestineze: Nuk presim ndryshim në politikën e SHBA-së ndaj Palestinës

“Mbështetja e SHBA-së për Izraelin ka qenë shkaku i drejtpërdrejtë i masakrave dhe krimeve të spastrimit etnik të cilave iu nënshtrua popullit palestinez”, tha zëdhënësi i Lëvizjes Xhihadi Islam.

Lëvizja palestineze Xhihadi Islam deklaroi se nuk presin një ndryshim në politikën e SHBA-së ndaj çështjes së Palestinës, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i lëvizjes, Davud Shihab, pas njoftimit se kandidati demokrat Joe Biden fitoi zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, tha për AA se “Palestina ka pasur përvoja të dhimbshme me administratat e SHBA-së”.

“SHBA ka një të kaluar si simpatizant i Izraelit dhe kundër popullit palestinez”, shtoi ai.

Duke theksuar se nuk presin ndryshim në politikën e SHBA-së ndaj çështjes Palestineze pas zgjedhjeve, Shihab tha: “Nëse SHBA dëshiron të pastrojë të kaluarën e saj të zezë në marrëdhëniet me të popujt arabë dhe muslimanë, veçanërisht me popullin palestinez, ka shumë gjëra që duhen bërë”.

“Mbështetja e SHBA-së për Izraelin ka qenë shkaku i drejtpërdrejtë i masakrave dhe krimeve të spastrimit etnik të cilave iu nënshtrua populli palestinez. Palestinezët nuk do ta harrojnë ato që administrata Trump i ka bërë. Nuk do ta harrojnë zhvendosjen e ambasadës në Kuds, shpalljen e Kudsit si kryeqytet i Izraelit dhe detyrimin e vendeve arabae për të firmosur marrëveshje normalizimi me Izraelin”, theksoi zëdhënësi i Lëvizjes Xhihadi Islam.

Kategoritë
BotaLajme