Ky do të jetë slogani i PDK-së në zgjedhje

Partia Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit do të garojë e vetme.

Ajo pranë vetës ka afruar disa figura që të jetë sa më e “fortë” dhe të marrë sa më shumë mbështetje qytetare.

Ndërsa ka nisur të përgatitë listën për deputetë, PDK ka zgjedhur edhe sloganin që do të garojë në zgjedhjet e reja.

Fjala “Rimëkëmbje” do të jetë slogani i PDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Këtë fjalë e ka prezantuar edhe kandidati i PDK’së për kryeministër Enver Hoxhaj.

Kjo fjalë siç dihet ka qenë mjaft e përdorur gjatë muajve të fundit në Kosovë, për shkak të krizës ekonomike, ku lidhet konkretisht me Rimëkëmbjen Ekonomike

Kujtojmë se PDK në këto zgjedhje kandidat për kryeministër e ka Enver Hoxhaj, kryetar në detyrë i kësaj partie.

Postimi i plotë i Hoxhaj:

Kosova, si kurrë më parë, ka nevojë për rimëkëmbje. Ne do ta rimëkëmbim ekonominë, shëndetësinë, rendin dhe ligjin, politikën e jashtme, arsimin dhe marrëdhëniet me miqtë, që u rrënuan nga 6 tetori 2019!

UÇK-ja ishte themeli i rimëkëmbjes tonë kombëtare. PDK-ja është themeli i shtetndërtimit dhe rimëkëmbjes së Republikës së Kosovës.

Bashkë do ta rimëkmëbim Kosovën. #PDK #Rimëkëmbje

Kategoritë
LajmeVendi