Kurtit në Mitrovicë s’i pëlqen pyetja nëse do të shkojë në takim te Osmani, insiston të flitet vetëm për urat

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti insistoi të flitet vetëm për urat mbi lumin Ibër sot në Mitrovicë, ku shkoi për vënien e gurthemelit të dy prej tyre që pritet të ndërtohen në dy anët e urës kryesore.

Ai u pyet nëse do të marrë pjesë në takimin që presidentja Vjosa Osmani do ta mbajë me liderët e partive politike pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që duket se nuk po e zgjidhë ngërçin politik në Kuvend.

“Po unë ju përgjigja që kam marrë pjesë më herët, do të marrë pjesë edhe tash. Por dy urat sot janë tema. Dy urat mbi lumin Ibër”, tha Kurti.

Kategoritë
LajmeVendi