Kurti udhëton për në Gjermani e shoqëron ministri Çeku

Kurti udhëton për në Gjermani e shoqëron ministri Çeku

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Berlin të Gjermanisë, ku do të marrë pjesë në Kongresin e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD), raporton Gazeta Blic.

Atje kryeministri Kurti, po shoqërohet edhe nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

Në kuadër të kongresit do të zhvillojë takime me politikanë dhe deputetë të ndryshëm të SPD-së gjermane.

Gjithashtu të dielën, do të takojë pjesëtarë të mërgatës sonë në Gjermani.

Kategoritë
LajmeVendi
Reklamë: ABE Kosova