Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka theksuar një rekord të ri në fushatën e korrje-shirjes për këtë vit, duke njoftuar se sivjet janë mbjellë mbi 21 mijë hektarë më shumë grurë krahasuar me vitin e kaluar, raporton GazetaBlic.
Ai vizitoi fshatin Sopijë në Therandë, ku u prit nga fermeri Xhemë Beqiraj, i cili ka mbjellë 25 hektarë grurë dhe 11 hektarë bostan e pjepër.
Postimi i plotë:
Fushatën e korrje-shirjes po e nisim me një rekord të ri: sivjet kemi mbi 21 mijë hektarë më shumë të mbjella me grurë sesa vitin e kaluar.
e ministrin Faton Peci, u rikthyem në fshatin Sopijë të Therandës. Aty na mirëpriti fermeri Xhemë Beqiraj që ka të mbjellë 25 hektarë grurë. Me punën e zellin e tij, dhe me mbështetjen që e ka marrë nga shteti përmes subvencioneve dhe granteve, tokën që për një kohë të gjatë ishte djerrinë, e ka kthyer në fushë të artë me grurë, që nesër të jetë bukë në sofrën tonë.
E përveç grurit ka edhe mbi 11 hektarë të mbjellë me bostan e pjepër.