Kurti pyetet a do të lejohet të garojë në zgjedhje, kjo është përgjigjja e tij

Ish-kryeministri Albin Kurti ka folur sot para mediave për aktgjykimin e mbrëmshëm të Gjykatës Kushtetuese

Kurti është pyetur nga mediat nëse do të i lejohet që të garojë në zgjedhjet e ardhshme.

Ai ka thënë se për këtë çështje janë duke pritur vendimin e plotë të Kushtetueses.

“Në anën tjetër sa i përket hollësive që i ka përmendur Gjykata ne gjithashtu duhet të presim për aktgjykimin e plotë që ta themi aktgjykimin tonë, na nevojitet ta japim një interpretim të drejtë. Do ta merrni përgjigjen në aktgjykimin e plotë, unë do të jem në të gjitha takimet ne vijim nga Këshilltari ynë ligjor, Blerim Sallahu”, ka thënë Kurti.

Kategoritë
LajmeVendi