Kurti emëron Arben Vitia, Ministër për Shëndetësi

Kurti emëron Arben Vitia, Ministër për Shëndetësi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka emëruar Arben Vitia, Ministër për Shëndetësi, të cilit i ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij.

Vitia që ishte ministër në këtë qeveri, u largua pasi kandidoi për kryetar të Prishtinës. Pas humbjes së zgjedhjeve, ishte raportuar se ai u angazhua drejtor i një kompania laboratorike në vend.

Prej rreth tre muajsh, Kosova nuk ka pasur ministër të Shëndetësisë, prej largimit të Rifat Latifit nga kjo detyrë.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi
Reklamë: ABE Kosova