Kurti: Drejtësia e vonuar për Balajn dhe Xheladinin, drejtësi e mohuar

Kurti: Drejtësia e vonuar për Balajan dhe Xheladinin, drejtësi e mohuar

Në 14-vjetorin e vdekjes së dy aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Xheladini dhe Mon Balaj, familjar e aktivistë, së bashku me kreun e VV-së, Albin Kurti kanë bërë homazhe tek pllaka përkujtimore në sheshin “Nënë Tereza”, në Prishtinë.

Kurt nga aty tha se drejtësia e vonuar për Balajn dhe Xheladinin është drejtësi e mohuar edhe pas 14 viteve.

Kurti: Drejtësia e vonuar për Balajan dhe Xheladinin, drejtësi e mohuar

 

“Para 14 viteve në këtë shesh janë shkrepur 232 plumba gome mbi trupat e protestuesve paqësor dhe të paarmatosur teksa po tërhiqeshin nga gazi lotsjellës. 8 sekonda pas gazit lotsjellës janë shkrepur nga policia e UNMIK-ut nga njësitit rumun dhe jo vetëm mbi demonstruesit të cilët po kërkonin pavarësi të plotë për Kosovën, por kritikonin e po kundërshtonin pakon e Ahtisarit me padrejtësitë e saj që e gjymtonin sovrantetin përbrenda dhe ia vështirësonin ecjen përpara vendit tonë dhe popullit tonë. Arben Xheladini dhe Mon Balaj janë dëshmor të vullnetit të popullit për liri. Drejtësia e vonua për ta është pikës së pari drejtësi e mohuar qysh në start meqenëse njësiti rumun i UNMIK-ut i policisë së UNMIK-ut u pati lejuar që të lëshojnë Kosovën bashkë me qiftet e tyre ndërkohë që paraprakisht u patën intervistuar vetëm si dëshmitar e jo të dyshimtë. Raporti që është bërë më pastaj nga vetë UNMIK-u ka treguar se brenda njësitit të policisë së UNMIK-ut prej 11 vetave sigurisht që 2 prej tyre janë vrasësit”, deklaroi Kurti.

Të pranishëm në këtë aktivitet përkujtimor ishin të pranishëm edhe kandidatë të shumtë për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje si Glauk Konjufca, Fitore Pacolli, Fatmire Kollccaku, Arbëri Nagavci etj.

Gjatë ditës së sotme kreu i LVV-së, Albin Kurti i shoqëruar nga bashkëshortja e tij kanë bërë homazhe edhe tek varrezat e Mon Balaj dhe Arben Xheladinit.

Dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Xheladini dhe Mon Balaj, derisa protestonin kundër negociatave të Kosovës me Serbinë dhe Pakos së Ahtisaarit, , u vranë më 10 shkurt 2007 nga Policia rumune e UNMIK-ut, 14 vjet më parë.

Përveç vrasjes së dy aktivistëve të VV-së, kishte edhe shumë të plagosur. Ndërkohë, lotsjellësi që është përdorur nuk ishte parë asnjëherë më herët, por as deri më sot. Madje, erërat e lotsjellësit nuk u hoqën pesë ditë nëpër sheshet e Prishtinës

Kategoritë
LajmeVendi