Kurti dhe Aliu në terren – promovojnë zvogëlimin e përdorimit të qeseve plastike

Gjatë ditës së sotme kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Ministri i Mjedisit Liburn Aliu kanë vizituar dy prej marketeve në qendër të Prishtinës.

Kjo vizitë, është zhvilluar për të promovuar zvogëlimin e qeseve të plastikës.

Në fjalën e tij para mediave,Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve që të anashkalojnë përdorimin e qeseve plastike.

Kurti ka refuzuar të flasë për çështje të tjera dhe pas vizitës në markete ai është larguar drejt objektit të Qeverisë.

Kategoritë
LajmeVendi